E diel, 22 Dhjetor, 2024

E turpshme: Komuna e Skenderaj rrënon objektin shumë vjeçar të shkollës fillore “Drenica” në Polac, reagon ashpër opozita

Gjatë javës së ardhshme pritej të mirrej vendimi nga Ministria së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për marrjen në Mbrojtje të Përhershme të objektit shumë vjeçar të shkollës fillore “Drenica” në Polac, mirëpo e njëjta sot është rrënuar nga Komuna e Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.

Veprimi i Komunës së Skenderajt për rrënimin e këtij objekti ka shkaktuar pakënaqësi dhe irritim tek banorët e Skenderajt dhe tek asamblistat e kuvendit komunal në Skenderaj, të cilet këto veprime i kanë quajtur veprime të turpshme dhe të tmerrshem.

Hysni Mehani nga rradhet e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë së rrënimi i këtij objekti është një histori më pak për qytetin, një pronë më shumë për mujsharët.

“Edhe një javë do të mirrej vendimi për ta marrë në mbrojtje, për ta pamundësuar këtë shkollën e Polacit e rrënuan sot. “Kur ishin mbyllur shkollat në qytet, nxënësit e gjimnazit vijonin shkollën me dy ndërrime në këtë shkollë. Një histori më pak për qytetin, një pronë më shumë për mujsharët”, ka reaguar Mehani në Facebook.

Hysni Mehani - LVV
Hysni Mehani – LVV

Ndërsa Abdulla Gashi nga rradhet e IDEAL’it ka thënë së komuna e Skenderajt e ka rrënuar këtë shkollë vetëm për interesa të individieve të caktuar.

“Është e dhimbshme dhe e turpshme së si pushteti i PDK-së në Skenderaj shkatërron shkollen fillore në Polac, shkatrrojnë gjithçka vetëm për interesat e individeve te caktuar, si nuk kanë turp e as frikë nga Zoti që po shkatrrojnë çdo gje! TURP TURP TURP!”, ka reaguar Gashi në facebook./Rajoni.org/

Abdulla Gashi - IDEAL
Abdulla Gashi – IDEAL

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer