E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Gjeneral Bashkim Jashari nënshkruan marrëveshjen për shkëmbimin e kadetëve me Kanadanë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për Shkëmbimin e Kadetëve në mes të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së dhe Kolegjit Ushtarak Mbretëror Saint-Jean të Kanadasë, shkruan portali rajoni.org.

Marrëveshja e nënshkruar mundëson bashkëpunimin në mes të dy akademive në shkëmbim reciprok të kadetëve në kuadër të semestrave dhe viteve akademike. Si rezultat i kësaj nga semestri i dytë i vitit akademik 2024/2025 do të ndodhin shkëmbimet e para në mes të dy akademive reciproke.

Bëhet e ditur së kjo marrëveshje do të ofrojë mundësi të zhvillimit të kadetëve të FSK-së, përparimin e mëtejmë të programit profesional “Nëntoger në Forcat e Armatosura” dhe rritjes së ndëverprueshmërisë së FSK-së. Nga fillimi i vitit 2025 kadetët e FSK-së do të kenë mundësi që të ndjekin studimet për një semestër në Kanada dhe të shkëmbejnë përvoja me kolegët e tyre nga Kanadaja dhe anasjelltas.

Si prioritet i Komandantit të FSK-së, Gjeneral Jasharit, ofrimi i mundësive ndërkombëtare për Qendrën e Studimeve Universitare si dhe programeve të shkëmbimit të kadetëve synon rritjen e cilësisë së edukimit ushtarak dhe profesionalizmin e kadetëve si dhe oficerëve të FSK-së.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është domethënëse pasi që mundëson që kultura e bashkëpunimit ne shtete aleate të kultivohet qysh herët në fillet e karrierës ushtarake si kadetë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer