Kandidatja e PDK-së për deputete, Besa Ismajli, i’a ka huqur në një postim të bërë për kolegën e saj, kandidatën Hava Millaku, shkruan portali rajoni.org.
Ani së asnjeherë nuk ka qenë drejtoreshë e Shërbimeve Publike, Ismajli në përshkrimin e saj për kandidatën në fjale, ka treguar së si Millaku ‘ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm si drejtoreshë e Shërbimeve Publike në komunen e Vushtrrise’.
Postimi i plotë:
Hava Millaku, ka dhënë një kontribut të
jashtëzakonshëm si drejtoreshë e Shërbimeve Publike në komunën e Vushtrrisë.
Me punën e saj të palodhshme, ajo ka dëshmuar se lidershipi i pergjegishëm dhe puna e mire sjellin ndryshime të prekshme per qytetarët.
Sot, ajo synon të sjellë këtë përvojë dhe përkushtim në një nivel më të lartë, duke kandiduar për deputete. Si mike dhe si një person që e njoh nga afër, mund të them me bindje se Hava është një zgjedhje e duhur për përfaqësim parlamentar.
Mbështesim Hava Mlinaku – që ta kemi #mamirë në të ardhmen!