E diel, 22 Dhjetor, 2024

Ķëta jaņë 16 banorët që u futën në Big Brother Vip Albania

Spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP 4”, tashmë ka startuar.

Mbrëmjen e së shtunës, deri në orët e para të mëngjesit të së dielës, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri janë futur 16 banorët e parë.

Të gjithë pjesëmarrësit janë pjesë e kategorisë VIP, ku përfshihen regjisorë, këngëtare dhe personazhë të tjerë të njohur në botën mediatike.

Këta janë 16 banorët që u futën në natën e parë në BBVA:

-Laert Vasili, aktori i njohur ishte banori i fundit për mbrëmjen e sotme që iu bashkua Big Brother Vip

-Loredana Brati, një vajzë Vlonjate e lidnur dhe rritur në Itali, e së fundmi jeton në Angli dhe punon si modele.

-Livia Bruka pas një performance në kërcim, vendosi të futet në shtëpinë e BBV4. Fillimisht u mendua se banorja më e re do të ishte Megi Pojani, por në fund u prezantua banorja më e re.

-Amber bëhet transgjinori që bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai deklaroi se ka lindur në trup të gabuar, për këtë më pas ka vendosur të kthehet në femër.

-Aldo Marku, regjisor në profesion, ka vendosur të bëhet pjesë e shtëpisë që do të monitorohet nga kamerat për 24/7.

-Rozana Radi, është këngëtarja tjetër e cila starton rrugëtimin e saj në BBV4. Ajo u shpreh se e ka nisur shumë herë jetën nga zeroja, por aty brenda do të tregojë veten e saj.

-Joz është këngëtari misterioz që bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai hyri me synime të qarta, ku shprehu se zemra e tij mbetet e hapur për romancë.

–Xum Allushi është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, teksa që në start ka nisur me batuta.

-Gerta Gixhari ka vijuar rrugëtimin e së motrës Olta Gixhari, duke u bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP.

–Klajdi Musabelliu është banori më i ri i shtëpisë së BBV4. Këngëtari u prek pas dhënies së klipit të prezantimit dhe më pas kënduan këngën e ditëlindjes për mamanë e tij.

–Gili & Redoni është futur mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP 4, duke u bërë banore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por ajo ndryshe nga të tjerët është një trup i vetëm, së bashku me djalin e saj. Tashmë nënë e bir janë banorët e rinj të BBV4.

-Zebervoki është banori i radhës që bëhet pjesë e shtëpisë, ai bëri një hyrje të pazakontë… me gomar.

–Valbona Mhilli, gazetarja tashmë është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo u takua menjëherë me banorët, por nuk harroi të rikthente në vëmendje gabimin e bërë në karrierë.

–Ols Abazi është banori tjetër që bëhet pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP 4. Ai u prit nga Egli Tako teksa qëndronte në oborr. Më pas u prezantua klipi i prezantimit të producentit.

–G-Bani është banori i dytë i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai realizoi performancën me këngën virale me Anxhela Peristerin. Pas kësaj moderatori Ledion Liço e prezantoi, jo si këngëtar, por banorin më të ri.

–Egli Tako është banorja, e cila ka hyrë e para në shtëpinë e Big Brother VIP 4. Ajo mbeti e surprizuar nga arredimi i shtëpisë, teksa nuk nguroi të zgjedhë sa më shpejt krevatin, përpara hyrjes së banorëve të tjerë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer