E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Situata e ‘Tensionuar’ në Skenderaj pas Vendimit të Gjykatës për Drejtorin e Prokurimit!

Pa dyshim që tema kryesore në opinionin e Skenderajt gjatë dy javëve të fundit ka qenë zhvillimet që lidhen me drejtorin e prokurimit dhe vendimin e gjykatës për ta shpallur atë fajtor, duke i shqiptuar një dënim prej dy viteve. Ky vendim ka krijuar një situatë të re, e cila detyrimisht kërkon veprime nga kryetari i komunës, Fadil Nura, për ta shkarkuar atë dhe për të emëruar dikë tjetër në vend të tij. Kjo, pasi emërimet dhe shkarkimet janë përgjegjësi ekskluzive e kryetarit të komunës, shkruan portali rajoni.org.

Megjithatë, ndonëse jemi në javën e tretë pas shpalljes së vendimit të gjykatës, një veprim i tillë ende nuk ka ndodhur, pavarësisht deklaratës së zëdhënësit të komunës, Amir Lushtaku, javën e kaluar, i cili paralajmëroi zëvendësimin e drejtorit.

Vazhdimi i kësaj situate paraqet një sfidë të madhe për komunën e Skenderajt, pasi mund të cilësohet si vepër penale për moszbatimin e vendimeve të gjykatës. Për më tepër, në Zyrën e Prokurimit janë në proces disa kontrata, dhe firmosja e dokumenteve nga një person i dënuar mund të përbëjë shkelje ligjore.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer