Kryetari i LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, dhe nënkryetari Shkelzen Xhaferi janë përfshirë në një debat të ashpër me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Ndërsa kryetari i LDK-së, Xhafer Tahiri, e akuzon PDK-në se ka humbur 3 vite për Vushtrrinë me zonën ekonomike dhe me humbjen e 800 vendeve të punës, nënkryetari Xhaferi i reagon lidhur me shtrimin e rrugës “Dëshmorët e Kombit”, duke paralajmëruar se do ta dërgojë lëndën në prokurori.
Nga ana tjetër, kryetari Idrizi reagon në komente duke pohuar se rruga është në rregull. Megjithatë, z. Xhaferi publikon një foto ku Idrizi kishte reklamuar se do të kishte edhe kanalizim në atë rrugë, gjë që, sipas pretendimeve të Xhaferit, nuk është realizuar.
Siç duket, beteja politike në Vushtrri mes LDK-së dhe PDK-së mbetet ndër më të zjarrtat në Kosovë.