E martë, 24 Dhjetor, 2024

Editorial: Opozita e Mitrovicës në “shërbim” të Bedri Hamzës

Bedri Hamza, si kandidat i PDK-së për kryeministër të Kosovës, duket se po përfiton një përkrahje të heshtur nga spektri politik në Mitrovicë. Kjo përkrahje aludohet veçanërisht nga mungesa e reagimeve nga opozita lidhur me keqmenaxhimin dhe dështimet e pushtetit komunal, të cilat potencialisht mund të vështirësonin rrugën e tij drejt kryesimit të qeverisë. Në këtë kontekst, heshtja duket të jetë një formë miratimi ose së paku mosndërhyrjeje.

Editorial: Rajoni.org

Partitë politike në Mitrovicë po tregohen të kujdesshme në veprimet e tyre, duke shmangur çdo lëvizje që mund të dëmtojë pozitën e Hamzës në betejën e tij për postin e kryeministrit. Madje, në tubimet e tij shpesh janë parë edhe familjarë të përkatësive të tjera politike, duke reflektuar një qasje më tolerante.

Përveç subjekteve politike, as organizatat joqeveritare nuk po krijojnë presion të madh ndaj Hamzës. Ai vetë, me qasjen e tij të matur dhe paraqitjet e rezervuara, po arrin të shmangë çdo provokim që mund të nxiste reagime të ashpra nga kundërshtarët politikë në qytetin buzë Ibrit. Në këtë mënyrë, duket se Hamza po e ndjek një strategji të qetë, duke i lënë kundërshtarët në një gjendje të relaksuar dhe pa shumë argumente kundërshtimi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer