E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

18-vjeçari në Vushtrri kapet me armë zjarri e municion në veturë

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre.

Ata shpesh kapen në flagrancë me armët, me të cilat sillen lirshëm.

Një rast i tillë është zbuluar së fundmi në rrugën ‘Drenica’ në Vushtrri, teksa Policia po patrullonte dhe ndaloi për kontroll një veturë.

Sinjali mëson se gjatë kontrollit policor, Policia ka gjetur një armë zjarri me karikator e fishekë – që i dyshuari 18-vjeçar i mbante pa autorizim.

Arma është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në 7.500 euro ose me burgim deri në 5 vjet

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer