E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Gjuetarët po bëjnë mąsąkër në pyjet e Skenderajt (FOTO)

Edhe pse ishte pritur që pas privatizimit të arrihej mbrojtja e kafshëve të egra, një gjë e tillë nuk po ndodh. Sipas burimeve te rajonit , pesë derra të egër te fundit , të cilët ishin parë disa ditë më parë në rajonin e Kuqices, janë vrarë pa asnjë lloj selektimi, duke shkatërruar plotësisht këtë lloj kafshësh të egra në pyjet e Drenicës, shkruan portali rajoni.org.

Po ashtu, edhe sot, sipas zyrtarëve të rezervatit të kafshëve të egra në Dubuqak , janë vrarë dy dre të egër në pyjet e Skenderajt. Ndërkohë, zyrtarët e kompanisë që supozohej të mbronin këto kafshë nuk janë parë askund. Me këtë veprim, duket se i është dhënë fund faunës në komunën e Skenderajt, e cila, megjithëse në nivele minimale, ekzistonte ende në këto pyje.

Kujtojmë se ditë më parë, menaxhimi i kafshëve të egra u privatizua nga një kompani që merret me shpërndarjen e derivateve të naftës, në pronësi të një familjari të një asambleisti të Kuvendit Komunal të Skenderajt. Ndërkohë, është eliminuar Shoqata e Gjuetarëve, e cila kishte një traditë mbi 25-vjeçare në menaxhimin e kësaj pasurie të Drenicës.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer