E premte, 27 Dhjetor, 2024

Erdhi për Vitin e Ri në Kosovë, mërgimtari detyrohet të kthehet në Gjermani pasi s’ka rrymë në shtëpi

Profesori dhe asamblisti Sadet Ismajli ka njoftuar se ai dhe vëllau i tij janë nisur në Gjermani pasi në komunën e Ferizaj ka mungesë të rrymës.

Ani pse vëllai i tij erdhi nga Gjermania për festat e fundvitit, Ismajli thotë se “katrahura e rrymës e bëri të kthehej sot”.

“Çfarë thyerje shprese për këta vëllezër e motra që aq shumë i besuan këtij kryeministri!”, shkroi ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Vëllai erdhi nga Gjermania për festën e Vitit të Ri, por katrahura e rrymës e bëri të kthehej sot për në Gjermani, dhe së bashku me të edhe unë po shkoj me e festu atje.
Ende më e dhimbshme është kur deputetët e pozitës që vijnë nga Ferizaj tentojnë të hedhin fajin te kryetari i komunës më të suksesshme, Agim Aliu, i cili bëri thirrje për furnizimin me energji elektrike, pasi Ferizaj ka mbetur pa rrymë për ditë të tëra.
Çfarë thyerje shprese për këta vëllezër e motra që aq shumë i besuan këtij kryeministri!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer