Është arrestuar një person në fshatin Fushticë e Poshtme e Drenasit, pasi që i njëjti me veturë e ka goditur veturën në të cilën ishin dy meshkuj e një femër, duke i hedhur jashtë rrugës, e më pastaj ka goditur edhe viktimat duke ju shkaktuar lëndime trupore, shkruan portali rajoni.org.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 7:00.
Mësohet së kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Rajoni.org/