Ka ndërruar jetë Zyrtari Policor në Drenas, Shefqet Thaqi nga fshati Llapushnik i Drenasit, shkruan portalin rajoni.org.
I ndjeri gëzonte respektin e qytetarëve për sjelljen dhe profesionalizimin gjatë detyrës zyrtare.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjaret përmes rrjetit social “facebook”.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet më datën 1 janar 2025, në ora 15:00, tek varrezat Rudina, në lagjen Poterrk të fshatit Llapushnik.