Drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë Publike në Komunën e Drenasit, Endrit Gllareva, nëpërmjetë një postimi në rrjetin social “facebook” ka prezantuar arritjet e këtij dikasteri gjatë këtij viti dhe në përgjithësi gjatë pesë viteve të fundit.
Në prezantimin e tij, Gllareva ka përmendur edhe projektin e sheshit, i njohur si një nga projektet me të medha dhe më të rëndësishëm në dekaden e fundit në këtë qytet.
Ai ka thënë së përfundimin e këtij viti, është i lumgur për investimet që ka arritur t’i kjo drejtori në fushën e infrastrukturës në këtë vit dhe në përgjithësi në këto pesë vitet e fundit.
“-Asfaltim: 225,000 metra
-Kanalizim: 210,000 metra
-Ndriçim publik: 300,000 metra
-Trotuar: 30,000 metra
-Parking publik: 500 vende parkimi
-6 ura dhe 12 Tumbina
-Ndërtimi i sheshit: 50,000 m²
-Rikonstruktimi i rezervuarit të ujit në Kamenicë, bashkë me 1,000 kyçje të reja në sistemin e ujësjellësit
-Parku i Pishave”, i ka numëruar Gllareva.
Postimi i plotë:
Me përfundimin e këtij viti, jam jashtëzakonisht i lumtur për investimet që kemi arritur t’i bëjmë në fushën e infrastrukturës në këtë vit dhe në përgjithësi në këto pesë vitet e fundit.
Arritjet tona kryesore:
-Asfaltim: 225,000 metra
-Kanalizim: 210,000 metra
-Ndriçim publik: 300,000 metra
-Trotuar: 30,000 metra
-Parking publik: 500 vende parkimi
-6 ura dhe 12 Tumbina
-Ndërtimi i sheshit: 50,000 m²
-Rikonstruktimi i rezervuarit të ujit në Kamenicë, bashkë me 1,000 kyçje të reja në sistemin e ujësjellësit
-Parku i Pishave
Arritja e këtyre objektivave nuk ka qenë e lehtë përballë sfidave si pandemia, inflacioni e mungesa e përkrahjes nga niveli qendror. Por me besimin dhe mbështetjen e juaj, kemi arritur t’i përmbushim.
Falënderoj përzemërsisht kryetari Lladrovci për besimin dhe përkrahjen e pakursyer, kolegët e drejtorisë për punën e palodhshme, asamblesitëve, administratorëve dhe qytetarët e Drenasit për përkushtimin dhe bashkëpunimin.
Jam krenar që për 5 vite si udhëheqës i Drejtorisë së Infrastrukturës, katër prej tyre kemi qenë kampion në nivel vendi për performancë komunale e qeverisje transparente. Ky është një vlerësim që reflekton përkushtimin tonë ndaj qytetarëve, llogarinë dhe përgjegjshmërinë komunale.
Uroj gjitha të mirat në familjet tuaja, shëndet e lumturi.
Gëzuar 2025!