Kandidati për deputet i PDK’së, Jakup Nura, është pritur sot në familjen e dëshmorit Kadri Kadriu në lagjen Kroi i Vitakut në Veri të Mitrovicës, shkruan portali rajoni.org.
Nura ka thënë së ndihet i nderuar nga përkrahja që mori nga kjo familje, për rrugëtimin e tij politik për të qenë deputet në Parlamentin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Një vizitë në Kodër të Minatorëve, ku ndamë kujtime për njeriun që jetësoi Teatrin e Qytetit, një familje e traditës, kulturës dhe atdhedashurisë, ku fjalët e të madhit Adem Jashari zënë vend: “Lisit degët i tundën, por rrënjët s’i shkulën dot”.
Kjo familje u përball me presione të vazhdueshme që 25 vite, por rrënjët e saj janë të forta.
Ndihem i nderuar që si i ri i kam shërbyer një burri vizionar si Kadri Kadriu.
Po aq i nderuar edhe nga përkrahja që mora nga kjo familje, për rrugëtimin tim politik për të qenë deputet në Parlamentin e Kosovës.