Kreu i IDEAL’it dhe kandidati për deputet me numër 5 i koalicionit AAK-NISMA, Gjeneral Nuredin Lushtaku, ka nisur fushatën zgjedhore me banorët e bashkesisë lokale të Klinës së Epërme, shkruan portali rajoni.org.
Ai, së bashku me Gjeneralin Fadil Kodra dhe kandidatët për deputet nga Skënderaj, Prof. Dr. Gani Bajraktari, Lavdije Deliu dhe Teuta Kodra-Millaku, kanë takuar aktivistët e IDEAL-it nga ky fshat.
Në postimin e tij, Lushtaku theksoi se ky takim i mbushi me energji pozitive dhe i dha forcë të vazhdojnë me vendosmëri për t’i përshkuar të gjitha fshatrat e Skënderajt, duke e përforcuar angazhimin për ndryshime të mëdha në nivel lokal dhe kombëtar.
“Ky takim na mbushi me energji pozitive, duke marrë përkrahjen dhe motivimin e tyre për të vazhduar me shumë vendosmëri në të gjitha fshatrat e Skënderajt”, tha Lushtaku, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit për një të ardhme më të mirë.
Ai përfundoi duke ripërsëritur angazhimin e tij për një Skënderaj dhe Kosovë më të zhvilluar: “Bashkë për ndryshimin, bashkë për Skënderajn dhe Kosovën që të gjithë e duam!”