Kandidati për deputet, Mergim Lushtaku, ka nisur ditën e tij me një takim të ngushtë me qytetarë, aktivistë, asambleistë dhe anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke vlerësuar angazhimin e palodhur të këtyre grupeve për një Kosovë më të mirë. Lushtaku e ka cilësuar këtë angazhim si një forcë të pandalshme drejt realizimit të objektivave të partisë, shkruan portali rajoni.org.
Në vazhdim, ai ka theksuar se gratë anëtare dhe mbështetëse të PDK-së luajnë një rol kyç në avancimin e misionit të partisë dhe se kontributi i tyre është esencial për të arritur qëllimet e përbashkëta.
“Gratë anëtare dhe mbështetëse të partisë, me të cilat u takuam më pas, i japin këtij misioni një shtysë të madhe. Ato luajnë një rol kyç në parti dhe kontributi i tyre i vazhdueshëm është thelbësor për avancimin e objektivave tona,” ka shkruar Lushtaku.
Ai ka përfunduar postimin duke falënderuar të gjithë për mbështetje dhe angazhim: “Faleminderit!”