Lavdije Deliu falënderon banorët e BL Kline e Epërme për pritjen e ngrohtë

0

Kandidatja për deputete e koalicionit AAK-NISMA, Lavdije Deliu, ka shprehur falënderimet e saj të sinqerta ndaj Bashkësisë Lokale të Klinës së Epërme për pritjen e ngrohtë dhe mikpritjen e shkëlqyer që i është rezervuar gjatë vizitës së saj.

Deliu ka theksuar se ky takim është një dëshmi e qartë e përkrahjes dhe angazhimit të bashkëvendasve të saj për koalicionin Ideal-Nisma-AAK.

“Pritja madhështore e sotme është tregues i qartë se përcaktimi i bashkëvendasve është për koalicionin Ideal-Nisma-AAK,” ka shkruar Deliu në një postim të saj në rrjetet sociale.

Deliu ka shprehur besimin se kjo përkrahje do të kontribuojë në realizimin e qëllimeve të koalicionit për një Kosovë të zhvilluar dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e saj.