PDK sot hap fushatën zgjedhore me një tubim në në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku kandidati për kryeministër Bedri Hamza do të shpalos platformën për zgjedhjet e 9 shkurtit.
E lidhur me këtë ngjarje dr. Ragip Durmishi, njëherit nënkryetar i degës së PDK’së në Skenderaj ka bërë thirrje për mobilizim.
”Është thirrje po aq e rëndësishme qe ne me po aq masovitet të shenojme fillimin e fundit të qeverisë se Kosoves,qe kjo qeveri Kosoven e ka futur ne sanksione nga Bashkimi Evropian,dhe ka krijuar qarje ne raportet me SHBA!”, ka shkruar Durmishi.
Postimi i Nenkryetarit të Degës së PDK’së në Skenderaj, Dr. Ragip Durmishit:
Foto nr 1.Marshi i Minatoreve të Trepces,ne vitin 1989,kunder regjimit të Millosheviqi.Foto nr 2.Marshi i qytetarëve me 02 04 2023, ne përkrahje të Clirimtarëve qe padrejtësisht po mbahen ne Hagë.Foto nr 3.Është thirrje po aq e rëndësishme qe ne me po aq masovitet të shenojme fillimin e fundit të qeverisë se Kosoves,qe kjo qeveri Kosoven e ka futur ne sanksione nga Bashkimi Evropian,dhe ka krijuar qarje ne raportet me SHBA! #bedrihamzakryeminister