Kandidati për deputet nga rradhet e PDK’së, Mergim Lushtaku, pas tubimi hapëse të PDK-së ka thënë së sot, një dritë e re shprese u ndez për Kosovën, shkruan rajoni.org.
Numri 100 në listën e PDK-së, ka shkruar se ku tubim nuk është vetëm fillimi i një kapitulli të ri – është fillimi i një epoke ndryshimi. Një epokë ku uniteti bëhet forcë, dhe përparimi nuk është më thjesht një ëndërr, por një realitet i prekshëm.
Postimi i plotë:
Sonte, një dritë e re shprese u ndez për Kosovën. Ky nuk është vetëm fillimi i një kapitulli të ri – është fillimi i një epoke ndryshimi. Një epokë ku uniteti bëhet forcë, dhe përparimi nuk është më thjesht një ëndërr, por një realitet i prekshëm.
Kosova meriton më shumë. Kosova mundet më mirë! Ky është momenti kur ne, bashkë, mund ta kthejmë zhgënjimin në vendosmëri dhe premtimet në veprime konkrete.
Vizioni ynë është i rrënjosur në punë të ndershme dhe rezultate të qëndrueshme. Puna është ADN-ja jonë, forca jonë, e ardhmja jonë.
Më 9 shkurt, është zgjedhja juaj. Zgjidhni një Kosovë që frymon shpresë dhe guxim! Zgjidhni të ardhmen që fëmijët tanë meritojnë!
Bashkë për një Kosovë më të fortë, më të drejtë, më të mirë!
#MaMirë #PDK131 ✅
#BedriHamza1 ✅
#MemliKrasniqi2 ✅
#MergimLushtaku100 ✅