Motra e lidh live me telefon vëllain e shtrirë në spital për të mos humbur tubimin e LDK-së, Abdixhiku: Faleminderit që keni kaq përkushtim, qoftë e kaluar

0

Kryetari dhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka ndarë një ngjarje interesante që ka ndodhur dje dje gjatë hapjes së fushatës së LDK-së në Prishtinë.

Abdixhiku ka treguar se si një grua e cila ishte e vendosur në prag të foltores, e kishte drejtuar telefonin nga ai. Në telefon shihej një burrë i shtrirë në spital.

“Po i transmetonte, drejtpërdrejtë, gjithë ngjarjen atij. Dashuri. E madhe madje. Edhe për njëri-tjetrin, edhe për vet lidhjen tonë!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Abdixhiku ka sqaruar se ajo grua e ka vëlla personin që po e përcillte tubimin nga spitali.

“E çfarë s’bën motra për vëllain?”, ka pyetur tutje kreu i LDK-së.

Zonjë e zotëri, ju faleminderit që keni kaq përkushtim për ne, për LDK-në dhe Kosovën tonë! Qoftë e kaluar kjo përballje shëndeti e u pafshim në takimet tjera!”, ka shkruar tutje ai.