Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka lavdëruar Valon Grabovcin për përkushtimin e tij ndaj Kosovës, duke theksuar formimin e tij të shkëlqyer dhe kontributin në zhvillimin e sektorëve strategjikë.
Ai e vlerësoi Grabovcin për angazhimin që nga mosha 16-vjeçare si ushtar i UÇK-së dhe për aktivitetin e tij në PDK.
Lladrovci e përshkroi Valonin si lider të angazhuar dhe shprehu besimin se ai do të kontribuojë në zhvillimin e një Kosove më të fortë dhe më të drejtë.
E plotë:
Valon Grabovci me vendosmëri është i përkushtuar ndaj Kosovës, një lider që ka bashkuar sakrificën, profesionalizmin dhe vlerat familjare. Me formim të shkëlqyer në financë dhe aviacion, ai ka kontribuar për më shumë se një dekadë në zhvillimin e sektorëve strategjikë të vendit.
Në moshën 16-vjeçare, si ushtar i UÇK-së dhe djali i heroit Dinë Grabovci, ai dëshmoi guxim dhe dashuri të pakufishme për atdheun.
Valoni është aktivist i hershëm i Partisë Demokratike të Kosovës, ka promovuar demokracinë dhe ndërtimin e shtetit të fuqishëm. Kandidat për Parlamentin me numrin 55, ai sjell përvojë të pasur, vizion ekonomik dhe përkushtim për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Valoni është zë i shpresës dhe zhvillimit për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe për Kosovën ma mirë!
Suksese Valon!
Kosova mundet ma mirë!
#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#ValonGrabovci55