Bashkim Mustafa, doktor i shkencave ekonomike dhe profesor universitar, është kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Aktualisht, Prof. Mustafa mban postin e Prodekanit për mësim, bashkëpunim ndërkombëtar dhe sigurim të cilësisë në Fakultetin e Menaxhmentit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF).
Ai gjithashtu është profesor në këtë fakultet, ku zhvillon hulumtime në fusha kyçe si financat publike, politikat makroekonomike dhe menaxhimi financiar.
Punimet e tij shkencore janë botuar në revista prestigjioze ndërkombëtare të indeksuara në Scopus dhe Web of Science.
Përveç angazhimit akademik, Mustafa ka kontribuar në institucione shtetërore dhe publike të Kosovës. Ka shërbyer si ekspert i jashtëm për Kuvendin e Kosovës, duke ndihmuar komisionet hetimore parlamentare në çështje financiare dhe sektoriale, si procesi i privatizimit dhe energjia.
Në mars të vitit 2019, ai u emërua anëtar i Komisionit të Ndihmës Shtetërore nga Kuvendi i Kosovës.
Prof. Mustafa ka pasur gjithashtu role udhëheqëse në sektorin privat dhe publik, si shef i shërbimit në Fakultetin Ekonomik të UP-së, Drejtor i Shitjes dhe Marketingut në Postën e Kosovës, dhe Këshilltar për Biznes i Kryeshefit Ekzekutiv. Po ashtu, ai është certifikuar si Ekspert Gjyqësor në fushën financiare nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Përvoja e tij e pasur profesionale dhe akademike e ka bërë Prof. Mustafën një zë të rëndësishëm në debatet publike mbi politikat ekonomike të Kosovës, duke ofruar analiza dhe rekomandime të bazuara në ekspertizën e tij.
Ai ka kontribuar si konsulent për biznese dhe si hulumtues në Institutin për Kërkime Ekonomike dhe Juridike (IERLS).
Me një përvojë pune prej 17 vitesh në fushën e ekonomisë, Bashkim Mustafa përfaqëson një kombinim të rrallë të ekspertizës akademike dhe përvojës së thellë në menaxhmentin e lartë. Si profesor universitar, ai ka ndarë me breza të rinj njohuritë dhe vizionin e tij për zhvillimin ekonomik, duke formuar liderët e ardhshëm të vendit.
Kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bashkim Mustafa synon t’i shërbejë vendit me të njëjtin përkushtim dhe profesionalizëm, duke sjellë një qasje të bazuar në njohuri dhe përvojë të testuar. Bashkimi është nga Açareva e Drenicës, ku edhe përfundoi shkollimin fillor, ndërsa gjimnazin në “Luigj Gurakuqi’’ në Klinë
Në ditën e publikimit të listës së PDK-së për zgjedhjet nacionale, Prof. Dr. Bashkim Mustafa ka deklaruar: “Angazhimi im kryesor është të mbroj interesat tuaja, të adresoj sfidat me të cilat përballeni dhe të promovoj politika që sjellin zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë ju. Kosova mund të bëhet një vend shumë më i mirë, por këtë mund ta bëj vetëm PDK dhe Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Bedri Hamza.”
Në këto zgjedhje, Prof. Dr. Bashkim Mustafa,garon me numrin 94 në listën e PDK-së, ka shprehur vullnetin e tij për të kontribuar në proceset zhvillimore dhe ekonomike të vendit, duke u angazhuar për politika që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Me një përvojë të pasur akademike dhe profesionale, Prof. Dr. Bashkim Mustafa është i përgatitur të sjellë kontributin e tij të nevojshëm për të ndihmuar në përmirësimin e kushteve ekonomike dhe zhvillimin institucional të Kosovës në një periudhë kyçe për të ardhmen e vendit.