E mërkurë, 15 Janar, 2025

Mërgim Lushtaku dhe Jakup Nura vizitojnë tri fabrika: Programi i PDK-së sjellë lehtësime për veprimtaritë ekonomike

Kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së, Jakup Nura dhe Mërgim Lushtaku, kanë vizituar sot fabrika të tri kompanive “Xani Dekor”, “Valoni” dhe “Lindi Doors”.

Mergim Lushtaku mban numrin 100 kurse Jakup Nura mban numrin 11 në listën e PDK-së.

Postimi i plotë i Mergim Lushtakut:

Sot, pata mundësinë t’i vizitoj tri biznese prodhuese: Valoni Company, Xani Decor dhe Lindi Doors, ku u njohëm me sfidat dhe mundësitë që ato përballen çdo ditë.

Gjatë këtyre vizitave, theksova rëndësinë e mbështetjes për sektorin e prodhimit dhe theksova nevojën për politika që nxisin rritjen e investimeve dhe krijimin e vendeve reja të punës.

Kjo ishte një mundësi për të dëgjuar drejtpërdrejt kërkesat dhe shqetësimet e bizneseve si dhe për të siguruar mbështetje për zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori kaq të rëndësishëm për ekonominë.

#Mamirë
#PDK131✅
#BedriHamza1 ✅
#MergimLushtaku100 ✅

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer