Kandidati për deputet me numër 35 nga radhët e PDK-së, Xhevahir Geci, është pritur sot nga banorët e Prellocit, Baksit dhe Krasmirovcit, të cilët shprehën besimin e tyre në vizionin dhe angazhimin e tij.
“Mbështetja juaj më jep forcë dhe motivim të shtuar për të punuar për një Kosovë më të zhvilluar. Bashkë do ia dalim!” – theksoi Geci, duke u zotuar për angazhim maksimal në shërbim të qytetarëve.