Në 24 orët e fundit policia në Vushtrri në dy raste të ndara ka konfiskuar dy armë.
Në rastin e parë, është arrestuar i dyshuari në gjendje të dehur pasi gjatë kontrollit në posedim i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 4-fishekë.
“Ne rastin e parë, në rrugën “Ana Lin” Vushtrri është arrestuar i dyshuari kosovar në gjendje të dehur, pasi gjatë kontrollit në posedim i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 4-fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftim.
Në rastin e dytë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë.
“Ndërsa ne rastin e dytë, në rrugën “Ahmet Selaci” Vushtrri, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje.
“Ndaj dy të dyshuarve janë iniciuar raste për veprën penale ” mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës” .