E mërkurë, 15 Janar, 2025

Mergim Lushtaku: Sa herë përmendet Reçaku, e kujtojmë tmerrin e 15 janarit të vitit 1999

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 100, Mergim Lushtaku, ka bërë homazhe në Reçak me rastin e 26-vjetorit të masakrës që ndodhi në këtë fshat.

Ndërmjet një postimi me fotografi në rrjetin social Facebook, Lushtaku thotë se sa herë përmendet Reçaku, e kujtojmë tmerrin e 15 janarit të vitit 1999.

“Masakra e Reçakut, e njohur edhe botërisht si gjenocid, u shndërrua në kthesë historike e cila më pas nxiti shpresë për miliona shqiptarë të tjerë për liri e pavarësi, sepse ishte një thirrje e fuqishme për ndërhyrje ndaj mizorisë serbe.”, ka theksuar Lushtaku.

Tutje ai ka potencuar se do të mbet përherë në kujtesën tonë kombëtare. Lavdi!.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer