Kandidati për deputet i Koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku bashkë me zyrtarë të koalicionit kanë bërë homazhe në 26 vjetorin e masakrës në Reçak, shkruan rajoni.org.
Ai ka thënë së masakra e Reçakut mbetet dëshmi e fortë e krimit kundër njerëzimit që po zhvillonte agresori serb mbi popullin e Kosovës dhe një nder faktorët vendimtar të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë.
“26 vite pas, me nderim e përkulje kujtojmë masakren e tmerrshme që agresori serb bëri mbi qytetarët e pafajshëm në Reçak të Shtimes. Masakra e Reçakut mbetet dëshmi e fortë e krimit kundër njerëzimit që po zhvillonte agresori serb mbi popullin e Kosovës dhe një nder faktorët vendimtar të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë.
Me këtë masakër, falë punës sensibilizuese ish ambasadorit të OSBE-së, William Walker, lufta jonë për çlirimin e vendit mori kahje të re dhe përkrahje ndërkombëtare.
Tani të lirë, me shtetin tonë demokratik, jetësojmë amanetin e të rënëve duke zhvilluar shtetin. Lavdi të rënëve për Lirinë e Kosovës!” ka shkruar Lushtaku.