Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është forcuar me një anëtar të ri. Arton Cervadiku, ish-komandant i Togut të Njësisë Speciale pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-kryetar i PDK-së për Poklek të Vjetër, Poklek të Ri, Korroticë e Epërme, Korroticë e Ulët dhe Vasilevë, ka vendosur t’i bashkohet AAK-së, shkruan rajoni.org.
Cervadiku, i njohur për kontributin e tij në Luftën Çlirimtare si pjesë e Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” dhe më pas si komandant në Njësinë Speciale-Diverzanto Vëzhguese, është pritur nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
E lidhur me këto zhvillime ka reaguar kryetari i degës së PDK’së në Drenas, Ramiz Lladrovci, me një koment.
“Ja paska ngul veti”, ka komentuar Lladrovci pa dhene detaje së çfarë ngulitje.