Kandidatja me numër 54 e koalicionit IDEAL- AAK-NISMA është pritur sot nga kryetari i OVL-së në Viti, z. Idriz Quni, nga i cili edhe morri përkrahje, shkruan rajoni.org.
“Sot për vizitë u prita dhe mora përkrahje edhe nga kryetari i OVL-së në Viti, z. Idriz Quni”, ka shkruar Deliu.
Postimi i plotë:
Sot për vizitë u prita dhe mora përkrahje edhe nga kryetari i OVL-së në Viti, z. Idriz Quni.
Dëshiroj të shpreh falenderimet dhe mirënjohjen time të sinqertë për angazhimin dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave të veteranëve të luftës.