Sahit Prekazi, qytetari nga Komuna e Skenderajt, tashmë po jeton i vetëm në shtëpinë e tij, shkruan rajoni.org.
Ai ishte bërë viral përmes një imazhi ku shfaqej duke i gatuar fli gruas së tij, tashmë të ndjerë.
Mirëpo, ai sot me mëngjes është parë në rrugën e në vendin e njëjtë, afër xhamisë Shaban Jashari, duke gatuar fli me saç.
Kujtojmë që Sahiti tanimë është bërë një personazh i njohur dhe i dashur për qytetarët e Skenderajt.