Skenderaj: Ahmet Lushtaku, polici i lagjes që kujdeset për sigurinë tonë

0

Puna dhe angazhimi i policëve të lagjes në Komunën e Skenderajt janë një model i ndershmërisë dhe besimit në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë.

Një nga këta polic të lagjës është edhe zyrtari Ahmet Lushtaku, i cili mbulon sektorin “A” në stacionin policor të Skenderajt.

Polici i lagjes apo polici i sektorit nuk është  thjesht vetëm zbatues i ligjit, por është mik dhe mbështetës për qytetarët.

Policët sikursë Ahmeti mund t’i shohim në patrullim, komunikim, aty ku fëmijët kalojnë rrugën për në shkollë, janë aty ku një qytetar ka nevojë për këshillë, janë aty kur një i moshuar ka nevojë për mbështetje, apo kur një grua kërkon mbrojtje nga dhuna. Janë aty për të parandaluar krimin, janë aty për të identifikuar, adresuar dhe zgjidhur problemet e qytetarëve relevante me çështjen e sigurisë, janë aty për të gjithë.

Puna e përditshme dhe sjellja etike e policëve të lagjes po shërbejnë si një urë lidhëse mes komunitetit dhe forcave të policisë.

Zona e përgjegjësisë ku është i angazhuar Ahmeti është në Sektorin A, për fshatrat Klina e Poshtmë, Klina e Mesme, Kuqicë, Ternavc, Lubovec, Mikushnicë, Prekaz i Epërme dhe Prekaz i Poshtëm.