E mërkurë, 22 Janar, 2025

Japin mbrojtjen tre zyrtarët komunalë të Drenasit të akuzuar për korrupsion

Prishtinë – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë kanë dhënë mbrojtjen tre të akuzuarit, Flora Krasniqi, Abit Zariqi dhe Gani Halilaj të cilët në cilësinë e personave zyrtarë të Komunës së Drenasit po akuzohen për kryerjen e veprës “Mashtrim në detyrë”.

Në këtë rast, i akuzuar ka qenë edhe F.Q., i cili ka ndërruar jetë, si dhe Remzi Vrellaku, i cili sipas aktakuzës gjendet në arrati.

Fillimisht, prokurorja e rastit, Elza Bajrami, bëri preciizimin e kohës së kryerjes së veprës penale, e cila deklaroj se në bazë të shkresave të lëndës, koha e kryerjes së veprës penale është gjatë vitit 2012 deri më 13 dhjetor të vitit 2013, ndërsa viti 2019 duhet të largohet. Sa i përket kualifikimit të veprës penale prokurorja Bajrami theksoi se kualifikimi mbetet i njëjti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjatë dhënies së mbrojtjes së saj e akuzuara Krasniqi, e cila ngarkohet në cilësinë e kryetares se Komisionit për pranim teknik të punimeve, deklaroj se mbetet pranë deklarimeve të dhëna në prokurori, ndërsa rreth detyrave të cilat e njëjta i ka pasur ajo tha se ka qene kontrolli se a është kryer projekti.

Edhe i akuzuari Zariqi deklaroj se mbetet pranë deklarimeve të tij të dhëna në prokurori, duke shtuar se në cilësinë e anëtarit të komisionit për pranim teknik të punimeve, detyrë e tyre ka qenë dalja në teren së bashku me mbikëqyrësin e punimeve dhe punëkryersin, pas pranimit të raportit përfundimtar të punimeve.

Gjithashtu, edhe i akuzuari Halilaj, tha se mbetet pranë deklarimeve të tij të dhëna në prokurori, duke mos shtuar diçka tjetër.

Në seancën e sotme ishte planifikuar edhe dhënia e fjalës përfundimtare, mirëpo me kërkesë të palëve në procedurë, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Alban Ajvazi ndërpreu seancën dhe të njëjtën e caktoi për një datë tjetër.

Sipas aktakuzës së Prokuroria Themelore në Prishtinë, të ngritur më 24 qershor 2020, të akuzuarit F.Q, Flora Krasniqi, Abit Zariqi dhe Gani Halilaj, si persona zyrtarë në përudhen kohore 2012-2013 dhe R.V si person përgjegjës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose për personin tjetër kanë bërë prezantime të rreme të raportit të llogarive, duke vu në lajthim personin e autorizuar në kryerjen e pagesës së kundërligjshme për punët të cilat nuk ishin kryer.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Vrellaku, në cilësinë e zyrtarit të Komunës së Drenasit për menaxhimin e kontratës në realizimin e projektit me titull “ndërtimi i gypit të ujësjellësit nga rezervuari i Feronikelit deri te rezervuari i Kamenicës”, në vlerë prej 55 mijë e 862 euro, me të cilin projekt ishin paraparë që të bëhet furnizimi me ujë të pijshëm i 22 fshatrave të Komunës së Drenasit.

Tutje, në aktakuzën e Prokurorisë thuhet se Komuna e Drenasit ka nënshkruar edhe aneks-kontratën në vlerë prej 5 mijë e 581 euro me kompaninë NN.., V.&D.-Komerc, në bashkëkryerje edhe me të pandehurit, Flora Krasniqi, kryetare dhe të pandehurit Abit Zariqi dhe Gani Halilaj, në cilësinë e anëtarëve të komisionit për pranim teknik të punimeve të këtij projekti në fjalë, me dashje me veprimet e tyre i kanë mundësuar punëkryerësit pronarit të kompanisë NN.”V.”- të pandehurit R.V, që mos t’i kryej punët ashtu siç kanë qenë të specifikuara në dosjen e tenderit, duke e bërë pranimin teknik, edhe pse nga raportet e kompanisë mbikëqyrëse NPN “E.I&B” vazhdimisht kishin pranuar vërejtje sikurse edhe kërkesë për testim të gypave pa rekomandim se ato punime kishin përfunduar.

Tutje, në aktakuzë thuhet se më vonë nga raporti i komisionit të verifikimit të gjendjes faktike në teren, ishte gjetur se ky projekt i pranuar teknikisht nuk kishte përfunduar pasi që ishte gjetur se thellësia e gypave nuk është më shumë se 20-30 cm, ndërsa në disa pjesë nuk kanë gjetur gypa fare dhe sipas këtij raporti vlera e dëmit për të dëmtuarën Komunën e Drenasit të për llogaritur sillet rreth 25 e mijë euro.

Me këtë Prokuroria të pandehurit i ka ngarkuar me veprën penale në bashkëkryerje “Mashtrimi në detyrë” nga neni 426 par.2 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer