Kandidatja për deputete me numër 54 nga koalicioni AAK-Nisma-Ideal, Lavdije Deliu, ka ndarë emocionet e saj pas një pritjeje të ngrohtë nga banorët e fshatit Dobroshec të Drenasit.
Në një postim në Facebook, ajo ka falënderuar komunitetin për mbështetjen dhe besimin e dhënë gjatë takimit.
“Mbështetje dhe pritje e ngrohtë edhe nga banorët e fshatit Dritan,” ka shkruar Deliu, duke shoqëruar postimin me hashtagët #PërKosovënFituese137 dhe #LavdijeDeliu54.