E mërkurë, 22 Janar, 2025

37’shi i PDK’së, Kurtan Kajtazi, bashkëpunëtor i ngushtë i Hashim Thaçit dhe Bedri Hamzës, kujton kohën kur vunë gurthemelin e fabrikës së ujit në Vushtrri

Kandidati për deputet nga PDK me numër 37, Kurtan Kajtazi, në rrjetin social “facebook” ka kujtuar vitin 2011 kur bashkë me kryeministrin e atëhershëm Hashim Thaçin dhe ministrin e Financave Bedri Hamza, vunë gurthemelin e fabrikës së ujit në Vushtrri.

Kajtazi njihet si një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Thaçit dhe Hamzës, teksa ka thënë se ky projekt ndryshoi jetën e qytetarëve të Vushtrrisë.

“PDK është e krijuar për projekte të mëdha, që qytetari i Kosovës do t’i shoh sërish pas 9 shkurtit.” – shkruan Kajtazi.

Postimi i plotë:

Viti 2011, si deputet i Kuvendit të Kosovës bashkë me kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e Financave Bedri Hamza, vumë gurthemelin e fabrikës së ujit në Vushtrri, një projekt madhor që ndryshoi jetën e të gjithë qytetarëve të komunës sonë.

PDK është e krijuar për projekte të mëdha, që qytetari i Kosovës do t’i shoh sërish pas 9 shkurtit.

Vushtrrinë dhe Kosovën do ta bëjmë ma mirë.

#PDK131
#KurtanKajtazi37 ✅

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer