Një aksident trafiku midis dy veturave në Drenas ka rezultuar me lëndime trupore për tre persona.
Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Drenas ku është përfshirë një veturë me targa civile dhe një e policisë së Kosovës.
Të lënduarit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe më pas janë liruar.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.