25-shi i LDK-së, Xhafer Tahiri viziton BIK-un në Vushtrri

0

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri që mban numrin 25, sot ka vizituar Bashkësinë Islame në Vushtrri.

Xhafer Tahiri tha se vizita e tillë i shërbeu si mundësi e vlefshme për të forcuar bashkëpunimin dhe për të shprehur vlerësimin për kontributin e tyre të vazhdueshëm në të mirën e qytetarëve të Vushtrrisë.

Postimi i plotë:

Sot patëm kënaqësinë të vizitojmë Bashkësinë Islame në Vushtrri, ku u pritëm me mikpritje të ngrohtë dhe respekt të veçantë nga kryetari i BIK në Vushtri Prof. Ejup Haziri.

Gjatë vizitës, patëm mundësinë të diskutojmë për rolin e rëndësishëm që Bashkësia Islame luan në promovimin e vlerave të paqes, mirëkuptimit dhe solidaritetit brenda komunitetit tonë.

Kjo vizitë na shërbeu si një mundësi e vlefshme për të forcuar bashkëpunimin dhe për të shprehur vlerësimin tonë për kontributin e tyre të vazhdueshëm në të mirën e qytetarëve të Vushtrrisë.