Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Gjeneral Jakup Nura, ka shprehur përkushtimin e tij të plotë për të siguruar një fitore të PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Në një deklaratë të tij, 11’tshi i PDK’së ka vënë në pah mbështetjen që po merr kjo parti.
“Masovizimi i sotëm i Partisë Demokratike të Kosovës, vazhdon me komunën e Klinës që mban frymën pozitive për fitore me 9 shkurt, dhe përfundon në Burojën e Presidentit Hashim Thaçi dhe Klinën e Epërme të kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza, si bastion i pathyeshëm i PDK-së, me përkrahës dhe qytetarë që i besojnë programit tonë politik, për Kosovën që mundet ma mirë!”