E enjte, 30 Janar, 2025

KPMSHC rikthen në punë kryeinspektorin për rajonin e Mitrovicës, Nexhat Fazliu

Këshilli i Pavarur Mbikqyrës i Shërbimit Civil (KPMSHC) ka marrë vendim për rikthimin në detyrë të kryeinspektorit për rajonin e Mitrovicës, Nexhat Fazliu, i cili ishte pezulluar nga puna.

Nexhat Fazliu ndryshe është edhe djali i dëshmorit Milazim Fzaliu.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Nexhat Fazliu përmes rrjetit social “facebook”.

Postimi i plotë:

Të nderuar,

Dua t’ju njoftoj se pas pezullimit tim nga puna, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil, ka aprovuar si të bazuar në tërësi ankesën time, duke vendosur për rikthimin tim në detyrë. Ky vendim konfirmon se pezullimi im ka qenë i pabazuar dhe i padrejtë dhe se pezullimi është bërë pa kurfar prove apo baze ligjore dhe nga personat qe nuk kan autorizim ligjor!

Siç dihet, pezullimi im erdhi si pasojë e veprimeve të mia profesionale dhe ligjore, përfshirë ndëshkimin e Milan Radoiçiqit dhe bashkëpunimin tim të plotë me Prokurorinë Speciale dhe Policinë-Krimet Ekonomike në Prishtine, të cilët kan hetuar prejardhjen e pasurisë e Radoiçiqit.

Pavarësisht presioneve dhe sfidave, unë kam vepruar gjithmonë në përputhje me ligjin dhe me përgjegjësinë që kam, ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ky vendim i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës është një dëshmi e forcës së shtetit ligjor dhe një mesazh i qartë se drejtësia dhe integriteti profesional duhet të mbrohen. Rikthimi im në punë nuk është vetëm një fitore personale, por edhe një fitore për të gjithë ata që besojnë në ligjshmërinë dhe sundimin e ligjit.

Falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe, e posaqerisht mediat për mbeshtjen për ta zbardhur të vërtetën lidhur me pezullimin tim të kunderligjshëm, andaj zotohëm se do të mbetem i përkushtuar për të vijuar punën me integritet dhe përkushtim në shërbim të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Me respekt,
Nexhat Fazliu

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer