E premte, 31 Janar, 2025

E dhimbshme: Ķjo është 33-vjeçarja që vdiq tragjikisht sonte në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga një ndërtesë. Rasti tashmë është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërsa kanë nisur edhe hetimet për zbardhjen e detajeve të tjera.

Gazeta Sinjali mëson se viktima e këtij rasti është 33-vjeçarja, Njomza Maxhuni.

Vdekjen e saj e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.

E në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore, të cilët e kanë rrethuar me shirita lokacionin ku ka ndodhur rasti.

Ndërkaq, hetuesit e Policisë në koordinim me prokurorinë përkatëse, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer