Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një prej moteleve të Komunës së Gjilanit.
Siç ka mësuar Insajderi, viktima ndodhej së bashku me një person tjetër, mashkull.
Vdekja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, ndërkohë që çifti ishte akomoduar mbrëmë në motel.
Ekipet përkatëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e rastit.