E diel, 2 Shkurt, 2025

Mergim Lushtaku me mesazh të fuqishëm: Politika nuk duhet bërë ndaras prej besimit në zot, me mua ju çdo herë do të keni zë

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka ndarë më ndjekësit e tij një video mesazh ku premton se me të në Kuvendin e Kosovës zëri i qytetarëve do të jetë çdo herë i fuqishëm.

Numri 100 i listës së PDK-së ka dhënë një mesazh të fuqishëm duke thënë se politika nuk duhet bërë e ndarë nga besimi në zot, dhe se sipas tij kjo është forma në të cilën ai hedh secilin hap ne jetë dhe në punë.

Lushtaku ka shtuar se besimi në zot i jep atij vullnet e motiv për jetë dhe punë me përkushtim, duke u zotuar se kështu me besim do të vazhdoj të punoj drejtë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

“Secilin hap në jetë vazhdoj ta bëj duke u bazuar në besimin tim, besimi në zot më jep vullnet dhe motiv për jetë dhe punë me përkushtim. Me atë besim do të vazhdoj të jem i i drejtë të mos largohem nga e vërteta dhe të punoj për të mirë tuaj për të mirën e Kosovës..”, ka thënë Lushtaku.

 

Për më shumë ndiqni më poshtë mesazhin e tij:

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer