Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit AAK-Nisma-Ideal-Intelektualët, Lavdije Deliu, sonte ka takuar banorët e Lagjes së Dytë të Skenderajt.
“Lagjja 2 e qytetit, e gatshme për të përkrahur Kosovën Fituese 137! Faleminderit banorëve të lagjes 2, të cilët sonte treguan se e duan ndryshimin për Skenderajn dhe Kosovën”, ka shkruar ajo.
Lavdije Deliu në listën zgjedhore kandidon me numër 54.