Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale.
Zeqiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tregoi edhe personin nga i cili është kërcënuar për herë të katërt.
“Kërcënohem përmes rrjeteve sociale nga i njëjti kriminel për herë të katërt. Ky qyqar (KUKAVIC) i MUP-it të Serbisë më kërcënon me vrasje dhe m’i ofendon heronjtë dhe figurat historike të Popullit Shqiptar. Ky frikacak i ndyrë nuk ka guxim të përballet me mua, por më kërcënon përmes rrjeteve sociale”, shkroi Zeqiri në rrjetin social Facebook.