Gjeneral Nuredin Lushtaku: Drenasi është forca e ndryshimit për Kosovën Fituese!

0

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-NISMA-IDEAL, Nuredin Lushtaku, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Drenasit, ku ka marrë mbështetje të madhe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Drenasi është forca e ndryshimit për Kosovën Fituese! Faleminderit nga zemra për besimin dhe përkrahjen tuaj ndaj vizionit tonë për një të ardhme më të mirë”, ka deklaruar Lushtaku.

Ai ka theksuar se përkrahja e qytetarëve është një hap i rëndësishëm për suksesin e koalicionit dhe realizimin e objektivave të tij.