Teuta Kodra Millaku merr mbështetje nga bashkëluftëtarët e babait të saj

0

Kandidatja për deputet nga rradhet e AAK’së, njëherit vajza e gjeneral Fadil Kodres, Teuta Kodra Millaku, mbrëmë ka qëndruar në mesin e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan rajoni.org.

Ajo tha së falë përpjekjeve dhe vendosmërisë së ushtareve të UÇK’së, sot frymojmë të lirë dhe ecim krenarë në vendin tonë.

Postimi i plotë:

Mbrëmë qëndruam në Istog, në mesin e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Falë përpjekjeve dhe vendosmërisë së tyre, sot frymojmë të lirë dhe ecim krenarë në vendin tonë.

Mirënjohje e përjetshme për ta! Lavdi sakrificës së dëshmorëve dhe respekt i pafund për të gjithë ata që luftuan për lirinë e Kosovës!