Nenkryetari i degës së PDK’së në Drenas, Labinot Halilaj ka dalur në mbështetje të bashkpartiakut të tij, njeherit kandidatit për deputet me numër 55, Valon Grabovcit, shkruan rajoni.org.
Ai tha së duke mbështetur një personalitet të dëshmuar si Valon Grabovci, ne nuk e mbështesim vetëm një kandidat, por një individ me integritet, vizion dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për zhvillimin e vendit tonë.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq, koleg e bashkëpuntor!
Ju ftoj t’a mbështesni kandidatin për deputet, mikun tim, Valon Grabovcin, i cili mban numrin 55, në listën e PDK’së 131.
Duke mbështetur një personalitet të dëshmuar si Valon Grabovci, ne nuk e mbështesim vetëm një kandidat, por një individ me integritet, vizion dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për zhvillimin e vendit tonë.
Valoni, i cili pa mbushur 16’vite ish-pjesëtar i UÇK-së dhe djalë i Heroit Dinë Grabovci, ka dhënë kontributin e tij të paçmueshëm për lirinë dhe pavarsinë e shtetit tonë. Për më tepër, ai është një ekonomist dhe sipërmarrës i suksesshëm, që ka ndihmuar dhe mbështetur zhvillimin e shoqërisë dhe ka një plan të qartë për të sjellë më shumë mundësi për të rinjtë dhe qytetarët e vendit tonë.
#PDK131 ✅
#BedriHamza1✅
#MemliKrasniqi2✅
#ValonGrabovci55 ✅