Kryetari i IDEAL’it, njeherit kandidat për deputet nga rradhet e koalicionit për deputet, Gjeneral Nuredin Lushtaku sot ka mbledhur strukturat e kësaj partie në Skenderaj, ku në mesin e tyre prezent ishte edhe Bekim Jasharin.
Ai tha së kanë mbetur edhe dy ditë deri te fitorja e përbashkët e IDEALIT dhe Koalicionit për Kosovën Fituese 137!
Postimi i plotë:
Në mesin e strukturave të IDEALIT, patëm nderin të kemi edhe Bekim Jasharin, bashkëthemeluesin e IDEAL-it, i cili gjithmonë ka qenë i gatshëm të kontribuojë për të mirën e Skenderajt dhe Kosovës.
Faleminderit nga zemra të gjithë aktivistëve të IDEALIT, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë këtyre ditëve të fushatës.
Kanë mbetur edhe dy ditë deri te fitorja jonë e përbashkët e IDEALIT dhe Koalicionit për Kosovën Fituese 137!