Kandidati për deputet nga PDK, Petrit Hajdari, në kuadër të fushatë në Gllanasellë ka takuar banorët e këtij lokaliteti, shkruan rajoni.org:
Ai tha së gjithandej vendit Partia Demokratike e Kosovës po kthehet si lajm i mirë për Republikën e Kosovës dhe kjo i gëzon qytetarët atdhedashës të Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Gllanasella, Qikatova e vjetër e Godanci u bashkuan në shkollën që mban emrin e heroinës Xhevë Lladrovci për t’iu dedikuar përparimit të Kosovës. Gjithandej vendit Partia Demokratike e Kosovës po kthehet si lajm i mirë për Republikën e Kosovës dhe kjo i gëzon qytetarët atdhedashës të Republikës sonë të re.
Aktivistë, qytetarë e simpatizantë, ju i dhatë hijeshi edhe këtij tubimi si çdo tjetri gjatë kësaj fushate. E kemi për nder që tubimit të madh e përmbyllës në Prishtinë i paraprin ky takim në ambientet e shkollës që nderon heroinën tonë Xhevën. Kjo shkollë në Gllanasellë, nuk është vetëm nderim, por frymëzon brezat që kalojnë në bankat e saj me shembujt e jashtëzakonshëm të atdhetarisë që mbartin me vete Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.
Me dedikim, me mision për ta bërë Kosovën ma mirë, të entuziazmuar për rezultatin e fitores, thërrasim për PDK-në e për Kosovën.
Kosova mundet ma mirë! Padyshim që mundet, me Bedri Hamzën kryeministër.
#PDK131 #bedrihamzakryeminister01
Memli Krasniqi02✅
Petrit E. Hajdari51✅