Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, me numër 11, gjeneral Jakup Nura, është duke marrë përkrahje publike edhe nga njerëz me ndikim.
Në fakt, janë gazetarë të njohur të cilët në profilet e tyre kanë deklaruar mbështetje për gjeneral Jakup Nurën.
I fundit prej gazetarëve që bëri postim përkrahës për gjeneral Jakup Nurën, është Adriatik Kelmendi, i cili ua kujton lexuesve përkatësisht qytetarëve të mos e harrojnë UÇK-në dhe kontributin e atyre që ishin të gatshëm të japin jetën që shqiptarët të gëzojnë lirinë.
Ka listuar disa kandidatë si të parapëlqyer, në mesin e të cilëve është edhe 11-shi i PDK-së, Jakup Nura.
Edhe themeluesi i mediumit Nacionale, gazetari Berat Buzhala, para pak ditës ka bërë një postim në llogarinë e tij në facebook, enkas për kandidatin për deputet, Jakup Nura. Madje, ka shoqëruar edhe një fotografi të disa të rinjve rrugëve të Prishtinës, me bluza dhe mbishkrime për Jakup Nurën.
Kujtojmë se kandidati i PDK-së, me numër 11, është ndër kandidatët që pritet të dalë jashtëzakonisht mirë me numër të votave në gjithë Kosovën.
Edhe në diasporë trendi duket të jetë mirë.