Teuta Kodra Millaku: Së bashku, me besim dhe vendosmëri, do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Kosovën!

0

Kandidatja për deputete nga rradhet e AAK’së, Teuta Kodra Millaku, ka reaguar pas tubimit përmbyllës të mbajtur në Pejë, shkruan rajoni.org.

Ajo tha së pjesëmarrja e jashtëzakonshme e qytetarëve ishte një dëshmi e qartë e besimit dhe mbështetjes suaj për vizionin tonë për një Kosovë më të zhvilluar, më të fortë.

Postimi i plotë:

Në Pejën historike, sot përmbyllëm me sukses fushatën e koalicionit për “Kosovën Fituese”. Pjesëmarrja e jashtëzakonshme e qytetarëve ishte një dëshmi e qartë e besimit dhe mbështetjes suaj për vizionin tonë për një Kosovë më të zhvilluar, më të fortë.

Ju falënderoj nga zemra të gjithëve, për praninë, përkushtimin dhe përkrahjen tuaj të palëkundur që nga fillimi i fushatës. Energjia dhe entuziazmi juaj na japin forcë për të vazhduar me përkushtim rrugën e nisur.

Së bashku, me besim dhe vendosmëri, do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Kosovën!
Agron Kodra
Bashkë, për Kosovën fituese!